Haradinaj: Distria po i afrohet suksesit të madh olimpik në Paris
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar për triumfin në Paris Distria Krasniqi, duke  thënë se Kosova krenare është tifoze e flaktë e saj.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se për Distrinë asgjë nuk është e pamundur.

"Distria sigurt e plot krenari po i afrohet suksesit të madh olimpik në Paris. Kosova krenare është tifoze e flaktë e saj. Asnjë befasi, për Distrinë asgjë nuk është e pamundur, ky është mentaliteti dhe reflektimi që ajo inspiron te secili i ri", ka thënë ai.

Xhudistja Distria Krasniqi, ka prekur gjysmëfinalen në Paris, në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në çerekfinale mposhti izraeliten  Gefen Primo, me Ippon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024