Haradinaj bën homazhe tek “Kosova kujton”: Bashkëndiejmë me popullin amerikan
Lexohet për: 1 min.
377892174_1729795200819252_4441938966725524794_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA.

Haradinaj u shpreh se populli i Kosovës bashkëndien me popullin amerikan siç tha ai, jo vetëm sot por përjetë

“Populli i Kosovës, misionet, të zgjedhurit e Kosovës, shqiptarët kudo që jeni, bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë. Përvjetori i sulmeve terroriste në tokën amerikane, një tokë e lirë e që mbrojti lirinë tonë dhe demokracinë në gjithë botën. Edhe unë bashkë me kolegë ashtu si të gjithë në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë dhe qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025