Haradinaj: Afrimi është hero i Kosovës, sulmi terrorist ka qen i planifikuar
Lexohet për: 2 min.
383875017_655705229959009_3553792762214139390_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sulm të planifikuar terrorist, sulmin e grupeve kriminale ndaj njësiteve policore. Ai tha se polici i vrarë, Afrim Bunjaku ka rënë dëshmor i pasluftës. Ai ka vizituar familjen e të ndjerit në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se dita e sotme nuk ka qenë e lehtë dhe po ashtu as nata.

"Vërtetë ka qenë një sulm i planifikuar terrorist. Të parët që janë ballafaquar me këta terroristë janë njësiti i Policisë së Kosovës, nga i cili njësit, Afrim Bunjaku e ka dhënë jetën. Në luftime është vrarë dhe Alban Rashiti është lënduar. Më herët e vizitova, për fat ai është mirë. I ka kaluar krejt pengesat dhe erdha t'i shpreh nguleshime familjes të Afrimit. Edhe pse jemi shumë vjet pas luftës për lirisë, Afrimi është dëshmor dhe hero i Kosovës", tha Haradinaj.

Ai shtoi se rendi dhe ligji nuk ka alternativë.

"Përballja e djeshme e ka ndihmuar Kosovën që të zbulojë më shpejt grupet terroriste dhe planet e tyre të këqija. Kurse ky ka dhënë jetë jo vetëm që të shpëtojë paqen, rendin dhe ligjin por për të shpëtuar edhe shumë jetë të tjera, ku kanë mund të rrezikohen pikërisht prej tyre. Rendi dhe ligji nuk ka alternativë, duhet të vendoset në veri dhe këtë duhet ta bëjmë bashkë me KFOR-in, me aletatët tonë të sigurisë, me Amerikën", shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024