Hapet zyra e re postare, Rizvanolli: Posta po ngritët duke ofruar shërbime cilësore
Lexohet për: 2 min.
posta-objekti-120924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në sheshin “Zahir Pajazi” në Prishtinë, sot është hapur një zyrë e re e Postës së Kosovës, e 145- ta me radhë. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Madje shefi i ekzekutivit, Kurti këtë pikë e shfrytëzoi edhe për dërgimin e një kartoline.

Kryeministri, Kurti deklaroi se Posta e Kosovës po ngritët duke ofruar shërbime cilësore, të shpejta e më të lira.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se në Kosovë tashmë ka një menaxhim  më të mirë dhe përkrahje më të mëdha nga qeveria për ndërmarrjet publike.

Rizvanolli theksoi se me investimet që duken të vogla po rritet motivi i punonjësve në këto ndërmarrje.

Kryeshefja e  Postës së Kosovës, Nora Raci u shpreh se kjo zyrë postare është shembulli më i mirë i një bashkëpunimi ndër institucional.

Raci theksoi se në këtë zyrë ofrohen të gjitha shërbimet postare por edhe ato financiare jo bankare.

Posta e Kosovës së fundmi ka hapur edhe pikën e saj postare edhe në pjesën veriore të Kosovës.

https://kosovapress.com/hapet-dega-e-postes-se-kosoves-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024