Hapet dega e Postës së Kosovës në veri
Lexohet për: 1 min.
postta
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Posta e Kosovës sot ka hapur degën e saj në Mitrovicë të Veriut.

Dega e Postës është hapur në sheshin “Car Lazar”.

Në vendin e ngjarjes kishte edhe Policë të Kosovës.

Ndërkohë, të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Hapja e kësaj dege vjen pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024