Hapet pika kufitare në Jarinje
Lexohet për: 1 min.
jarinjee
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas tri javësh që kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, është hapur edhe pika tjetër kufitare me Serbinë, ajo e Jarinjes.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar U.D. i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut,  Veton Elshani.

Sipas tij, sot reth orës 8:30 është hapur pika kufitare në Jarinje, ndërsa Policia do të zbatojë kontrolle të shtuara këtu.

"Të mërkurën në ora 8:30 është hapur për qarkullim pika kufitare në Jarinje që  lidhë Kosovën me Serbinë. Policia do të zbatojë kontrolle të shtuara të automjeteve   dhe qytetarëve, sipas nevojës, ndërsa deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë problem", ka thënë nënkoloneli Elshani.

Ndërsa, pika kufitare në Bërnjak ishte hapur më 9 tetor.

Mbyllja e vendkalimeve kufitare me Serbinë në Jarinje dhe Bërnjak ishte bërë nga data 24 shtator, pas sulmeve terroriste në Banjskë të Zvecanit. /A. Damati/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024