Është hapur sot në Prishtinë Panairi Ndërkombëtar i Turizimit “Kosova 2022”, i cili po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e turizmit. Ndërkohë që është shtruar nevoja për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë dhe Shqipëri për fuqizimin e këtij sektori.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se turizmi mbetet sektori më me prioritet në MINT, sektor ky që siç tha ajo, sjell punësim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa tha se turizimi është një ekonomi e fuqishme për çdo vend.
Derisa tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritjen e numrit të turistëve për fuqizimin e turizmit.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT) do të mbahet sot dhe nesër në Hotel Grand në kryeqytet. Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 11:00 deri në ora 17:00.