Është hapur në Prishtinë edicioni i 22-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, në të cilin po marrin pjesë biznese të sektorit të ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe nesër në sallën “1 Tetori”.
Përveç bizneseve vendore, ky panair ka sjellë në vend edhe biznese nga Bashkimi Evropian, të cilët po prezantojnë punën e tyre.
Hajdari tha se synojnë që Kosova të integrohet më shpejtë në Bashkimin Evropian.
“Kosova ka shumë potenciale, sidomos për investime falë fuqisë punëtore të njeriut, falë resurseve tona njerëzore, por edhe falë resurseve natyrore, megjithatë resursi njeri është kryesor për zhvillim ekonomik. Jam e lumtur të ndajë shumë suksese nga bizneset e Kosovës që po rrisin investimet, po rrisin eksportet, por edhe investimet nga vendet evropiane e më larg që po vinë në Kosovë për shkak të mundësive që ka vendi", tha Hajdari.
Panairi do të jetë i hapur dy ditë, sot dhe nesër në sallën 1 tetori në kryeqytet.