Hapet kursi i gjuhës greke në UP
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Hapet kursi i gjuhës greke në UP
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga sot, jo vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës, por të gjithë të interesuarit për të mësuar gjuhën greke, do të mund të regjistrohen në kursin e gjuhës greke në qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës, i cili po mbështetet nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë.

E në ushtrime, do të jetë prezentë edhe Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, e cila është shprehur se ky kurs do të shërbej që lidhjet mes Greqisë dhe Kosovës të forcohen më shumë në të ardhmen në krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve më të shpeshta.

Vakali, ka thënë për KosovaPress se lidhja e dy shteteve është vërtetuar pas 1 janarit (liberalizimit të vizave), pasi që numri i vizitave nga qytetarët e Kosovës është në  një rritje drastike.

“Një zgjedhje të cilën e shoh shumë të natyrshme. Këtë natyrshmëri nuk e di a ka nevojë me u shpjegua, e para është për arsye gjeografike të cilat shtete tona ndodhen afër, por edhe për lidhjen e popujve tanë që kemi pasur gjatë shekujve. Kjo lidhje e jonë gjeografike por edhe njerëzore, apo afërsia jonë u dëshmuan pas 1 janarit. E di që edhe para kësaj date, miqtë tanë kosovarë kanë udhëtuar për Greqi shumë shpesh edhe para 1 janarit. Dua të shpreh që numri pas 1 janarit, pas liberalizimit të vizave, është rritur drastikisht dhe kemi të bëjmë me të rinj dhe familjarë të cilët, shkojnë për vizita të shkurtra por edhe për pushime në Greqi”, ka thënë Vakali.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Vakali është shprehur se gjuha bie popujt afër njëri tjetrit, duke shërbyer si urë ndërlidhëse që dy popujt të afrohen mes vete.

Ajo, ka shtuar se gjatë leksioneve të këtij kursi, përveç gjuhës do të ketë edhe njohuri kulturore rreth Greqisë.

Leksionet e këtij kursi, do të zhvillohen dy herë në javë dhe si fillim niveli i parë do të jetë falas për të gjithë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024