Tre muaj para se të qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, Qeveria ka filluar fushatën e informimit rreth rregullave që duhet ndjekur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Liberalizimi vizave nuk do të thotë shkollim, studim apo punësim në vendet e tjera, por është vetëm për vizita afatshkurta, tha këshilltari për Integrime Evropiane, Mehdi Sejdiu.
Ndërsa, shtoi se nëse qytetari shkon si turist duhet të ketë biletën kthyese të udhëtimit, mjetet e mjaftueshme financiare dhe rezervimin e hotelit.
Lidhur me udhëtimet për arsye shëndetësore, Sejdiu tha se mund të udhëtohet pa vizë por pagesën e bën qytetari.
Ndërsa disa qytetarë u shprehën të shqetësuar se pas lëvizjes së lirë Kosova mund të ketë probleme me fuqinë punëtore meqë sipas tyre, të rinjtë do të ikin.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën./Z.Zeneli