Hapet ekspozitë në ditëlindjen e 120-të të Koliqit, veprimtaria e tij cilësohet kolosale
Lexohet për: 3 min.
Ernest-Koliqi-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në Katedralen Shën Nënë Tereza u shënua Dita e Bibliotekës "Ernest Koliqi", me rastin e rastin e ditëlindjes së 120-të të shkrimtarit. Me këtë rast, u hap ekspozita me 13 fotografi të rralla nga arkivi i familjes Koliqi, të cilën e ka përgatitur Gjon Koliqi.

Autori i ekspozitës, Gjon Koliqi deklaroi se për Ernestin flasin veprat dhe historia.

Ai u shpreh falënderues për atë që po bëhet për Koliqin.

Ndërsa, shkrimtari dhe studiusi i letërsisë, Ndue Ukaj ditën e sotme e quajti shumë të rëndësishme për kulturën shqiptare

Ai e cilësoi Ernest Koliqin si personalitet poliendrik dhe me kontribute të shumëanshme dhe tha se ai përfaqëson një model kulturor, si shkrimtar me cilësi të larta artistike.

“Veprimtaria e Koliqit është kolosale, kurse për Kosovën e dërmuar pa shkolla, pa elita e ne një terrinë të madhe, ndërmarrje e tij ngjan si ndërhyrje e forcave të epërme, thjesht madhështore, me siguri më e rëndësishmja në historinë e këtij vendit”, tha ai.

No description available.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ernest Koliqi është lindur në Shkodër më 20 maj të vitit 1903, në një familje të respektuar. Ai ka qenë mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog.

Ai cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë, ndërsa në punët politike e arsimore ka meritë për dërgimin e 200 arsimtarëve në trojet e Shqipërisë së Lirueme.

Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, i ati Koliqin e ka dërguar për të studiuar në Itali më 1918. Bashkë me nxënës të tjerë ai ka hapur gazetën “Noi giovani” (Ne të rinjtë), ku ka botuar poezitë e para në italisht. Ai është kthyer në Shqipëri pasi që gjendja ishte futur në hulli pas Kongresit të Lushnjes.

https://kosovapress.com/admin/koliqi-bashkethemelues-i-tregimit-modern-shqiptar/?preview_id=442938&preview_nonce=99535e847a&preview=true&_thumbnail_id=442939

Më 1921 është mbajtur një konkurs për himnin kombëtar, ku Ernesti ka marrë pjesë me një poezi, e cila ka fituar çmimin e parë, të dhënë nga juria e përbërë prej P. Gj. Fishtës, F. Nolit, M. Frashërit, L. Gurakuqit.

Më 1937, Ernest Koliqi ka doktoruar në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falë mbledhjeve që ka bërë P. B. Palaj, tezë doktorate, e cila është vlerësuar nga shumë albanologë si N. Jokli, M. Lambertz etj. Koliqi është transferuar nga Padova në Romë tetorin e 1937, si lektor i shqipes.

Më 1939 është hapur në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi është emëruar ordinar dhe ka qëndruar i tillë derisa ka dalë në pension.

Ai ka vdekur në Romë më 15 janar të vitit 1975./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025