Hapet ekspozita për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ftohen qytetarët ta përzgjedhin projektin më të mirë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Është hapur ekspozita e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pesë projektet më të mira do të ekspozohen për një javë në hapësirat e komunës së Prishtinës.
Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës kombëtare.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama derisa ka treguar më shumë për projektin, ka ftuar qytetarët që të vijnë dhe të shohin nga afër këto projekte, e po ashtu edhe të votojnë se cili ju duket më i miri.
Ndërsa vërejtje pati nga asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Granit Geci.
Derisa ka pyetur për qëndrimin e familjes Jashari për këto projekte, ai ka thënë se sot e udhës do të kishte qenë që të ketë festë publike, e po ashtu edhe më shumë qytetarë që vizitojnë projektet.
Për këtë, Rama tha se procesi ka qenë shumë transparent.