Është hapur sonte (e hënë) ekspozita ilustruese "Shkëlqesitë italiane - Figura për Italo Calvino" në Lapidariumin e Muzeut Kombetar në Prishtinë. Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë.
Me këtë rast ambasadori i Italisë, Antonello De Riu tha se ideja e kësaj ekspozite është të promovohet përmes gjuhës italiane kultura e qëndrueshmërisë në një vend, ku sipas tij, Italia është në ballë dhe në të njëjtën kohë të eksplorohet edhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të, Italo Calvino.
Ambasadori De Riu gjithashtu shtoi se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë.
“Në këtë ekspozitë shfaqen veprat e 31 artistëve që sot përmes një ankandi publik, ata në të gjithë botën vendosën të hartojnë disa shfaqje, disa ekipe që janë të pranishëm me veprat e Italo Calvinos. Le të përfshijmë se kjo marrëdhënie midis natyrës njerëzore ka qenë gjithmonë e pranishme në letërsi, por është veçanërisht e pranishme në letërsinë bashkëkohore që ka ekspozuar ndoshta më mirë pasojat e krizës klimatike, shembjen e biodiversitetit dhe gjithashtu edhe pandeminë. Dhe kështu kuptimi i kësaj nisme, i kësaj ekspozite është edhe t'ju tregojë lidhjen mes letërsisë dhe ekologjisë, që ato të mund të gjejnë elementet e përbashkëta dhe mund të shpjegoni edhe përmes letërsisë argumente dhe tema që janë tipike, më shumë nga studimet sociale”, shtoi De Riu.
Ekspozita është e hapur për publikun nga data 17 deri më 22 tetor, prej orës 10:00 - 18:00 me hyrje falas./A.Shala/