Hani i Elezit me një projekt të pezulluar për shkak të masave të BE-së
Lexohet për: 3 min.
Ballashi-110823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Komunën e Hanit të Elezit janë duke vijuar disa projekte që pritet të përmirësojnë jetesën e qytetarëve, thotë kryetari Mehmet Ballazhi. Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kanë pezulluar projektin që lidhet me trajtimin e lumit Lepenc. Kryetari Ballazhi në një intervistë për KosovaPress fol edhe për një vendim te gabuar të qeverisë që po ndikon në buxhetin e komunave dhe shprehet i pakënaqur me bashkëpunimin me nivelin qendror.

Projekti i trajtimit të mbetjeve të lumit Lepenc, që në komunën e Hanit të Elezit ka mbetje nga azbesti, e në të cilin janë të përfshirë edhe komunat e Artanës dhe Obiliqit, ka mbetur pezull. Shkak sipas Ballazhit janë masat e BE-së ndaj Kosovës.

Kuvendi i Kosovës javë më parë kaloi edhe propozimin e Qeverisë për faljen deri në 100 euro të tatimit në pronë. Për Ballazhin ky është një vendim i gabuar që ndikon në buxhetin e Komunave.

Ai tha se më mirë është dashur që Qeveria e Kosovës të subvencionojë qytetarët dhe pagesa të mos ndalet.

Kreu i Komunës së Hanit të Elezit përmendi disa projekte, siç është ai i parkut të qytetit, funksionalizimi i fabrikës së ujit të pijes, ndërtimi i aneksit në urën e lumit Lepec si disa prej projekteve më me ndikim që janë duke vijuar aktualisht.

Pavarësisht që i kanë financuar tri projekte, Ballazhi nuk është i kënaqur me bashkëpunimin që ka me pushtetin qendror. Sipas tij, përkundër disa vizitave që i kanë pasur nuk ka pasur mbështetje të madhe për projektet e Hanit të Elezit.

Ai tha se projektet e tyre nuk janë të mëdha por shumë të rëndësishme për komunën.

Ballazhi thotë se është duke punuar për të tërhequr investitorë të huaj në Han të Elezit. Ai thotë se janë në negociata me një kompani izraelite për prodhimin e energjisë alternative duke vënë panele diellore në këtë komunë.

Kreu i Hanit të Elezit ka pasur fjalë të mira edhe për kompaninë “Sharrcem” për të cilën tha se kontribuojnë në vazhdimësi për komunitetin.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Në lidhje me ankesat për ndotje nga kjo kompani, Ballazhi tha se është ulur dukshëm niveli dhe se monitorojnë në vazhdimësi nivelin e ndotjes, por që edhe për këtë çështje ka një bashkëpunim të ngushtë me “Sharrcem”.


Këtë kohë, sikurse në çdo komunë tjetër, edhe në Han të Elezit, bashkatdhetarët kanë ardhur për pushime të verës. Muajin e kaluar ka pasur takim të kryetarit me diasporën, ndërsa janë organizuar edhe koncerte.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025