Hamza viziton dy familje në Prizren: Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet dhe dinjitetin e qytetarëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza viziton dy familje në Prizren: Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet dhe dinjitetin e qytetarëve
PDK 1234
16/05/2026 - 20:06
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot për vizitë në dy familje të lagjes Kurillë në Prizren, ku nga afër kanë dëgjuar shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.

Kryetari Hamza vizitoi familjen e Naim Gashit, familje pesëanëtarëshe, si dhe familjen e Fatmire Muhaxhirit, kryefamiljare e një familjeje gjashtëanëtarëshe.

Gjatë bashkëbisedimit me familjet prizrenare, u diskutua për situatën e rënduar ekonomike në vend, rritjen e vazhdueshme të çmimeve, mungesën e barnave dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme.

 “Këto janë halle të përditshme të qytetarëve tanë, që kërkojnë adresim serioz”, ka shkruar Hamza.

Ai theksoi se ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet, ekonominë dhe dinjitetin e çdo qytetari, duke premtuar masa konkrete për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Si Kryeministër, qysh në vitin e parë do të ndërmarrim masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e sigurisë sociale e ekonomike në vend”, u shpreh Hamza.

Në fund, Kryetari i PDK-së falënderoi familjet për mikpritjen dhe besimin.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026