Hamza takohet me Hovenier, flasin për rritje të bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së
Lexohet për: 1 min.
hamz
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanditati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, theksoi Hamza

Ndryshe, PDK-ja është partia e vetme opozitare deri më tash e disa kohë e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025