Hamza premton paga e pensione më të larta, thotë se vendi është në krizë të thellë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza premton paga e pensione më të larta, thotë se vendi është në krizë të thellë
hamza te familja thaci mitrovice
21/05/2026 - 11:20
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, derisa ka premtuar rritje pagash e pensionesh, ulje të tatimeve dhe investime të mëdha në sektorët kyç në vend.

Ai bëri këto komente e premtime me rastin e një vizite te familja Thaçi në Mitrovicë, që është pjesë e takimeve “derë më derë” me qytetarë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

AI tha se çmimet e larta, pagat e vogla dhe mirëqenia e përkeqësuar janë bërë barrë për shumë familje kosovare.

Sipas Hamzës, Kosovës i duhet një drejtim i ri politik dhe ekonomik, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është jetike t’i jepet Kosovës një drejtim i ri politik dhe ekonomik, me rritje pagash e pensionesh, ulje të tatimeve, investime të mëdha në ekonomi, shëndetësi e arsim”, ka deklaruar Hamza, sipas një njoftimi të PDK-së, transmeton KosovaPress.

Sipas kësaj kumtese, gjatë takimi me Hamzën, nikoqiri Besim Thaçi, që është profesor i teknologjisë, ka thënë se “gjendja ekonomike është rënduar viteve të fundit, pasi çmimet janë rritur vazhdimisht, ndërsa pagat kanë mbetur pothuajse të njëjta”.

Hamza është përgjigjur duke thënë se ai dhe PDK bëjnë thirrje për ndryshim, duke theksuar se qytetarët meritojnë më shumë mbështetje dhe zhvillim ekonomik.

“Prandaj është jetike t’i themi stop krizës dhe, bashkë, ta ndryshojmë Kosovën. Ky është misioni ynë. Ky është zotimi ynë”, ka deklaruar ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026