Hamza për Rexhep Qosjen: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza për Rexhep Qosjen: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes
BedriHamza 270426
27/04/2026 - 10:25
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar akademik Rexhep Qosjen si ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit, në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, tha se ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për kombin shqiptar.

"Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, humbëm një institucion të mendimit kritik. Humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte. Pikërisht pse nuk heshti kurrë, ai do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen. Akademik Rexhep Qosja nuk ishte vetëm një rrëfimtar i kohës sonë, ai ishte gjykues i saj. Nuk ishte vetëm shpjegues i letërsisë, historisë apo politikës, por sfidues i tyre”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026