Hamza: Çmime evropiane por paga e pensione të ulëta, është padrejtësi sociale
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Çmime evropiane por paga e pensione të ulëta, është padrejtësi sociale
Bedri_Hamza
23/05/2026 - 14:50
Linku u kopjua

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se qytetarët po përballen me çmime të larta, ndërsa pagat dhe pensionet vazhdojnë të mbesin të ulëta.

Hamza ka deklaruar se kjo situatë përbën padrejtësi sociale, duke kritikuar politikat aktuale për krizën ekonomike dhe stagnimin në vend.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit”, ka shkruar Hamza.

 Sipas tij, pas 7 qershorit do të nisë një etapë e re për Kosovën, me fokus zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026