Leëis Hamilton raportohet se është gati për një lëvizje shokuese te Ferrari për sezonin 2025.
Disa burime thonë se pretendimet për lidhje mes shtatë herë kampionit dhe Ferrarit duhet të merren seriozisht, por marrëveshja ende nuk është konfirmuar.
39-vjeçari nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Mercedes për 2024 dhe 2025 verën e kaluar, por duket se ai mund të largohet pas një sezoni.
Mundësia e kalimit të Hamilton te Ferrari në vitin 2025 u raportua në mediat italiane dhe spanjolle të enjten.
Në lidhje më këto spekulime, Ferrari dhe Mercedes kanë refuzuar të komentojnë.
Burimet i kanë thënë BBC Sport se të gjithë anëtarët e ekipit të Mercedes janë thirrur në një konferencë ekipore me shefin Toto Ëolff dhe drejtorin teknik James Allison në orën 14:00 të enjten. Kjo ka të ngjarë të jetë për të njoftuar largimin e Hamilton.