Hallet e boksierëve kosovarë, detyrohen të marrin para borxh për të shkuar në gara ndërkombëtare
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Megjithëse janë të suksesshëm në shumë gara vendore e ndërkombëtare, boksierët e Kosovës vazhdojnë të përballen me telashe të shumta, sidomos në aspektin financiar dhe atë infrastrukturor.

Në shumë raste ata detyrohen që të marrin para borxh për të qenë pjesë e garave të ndryshme, gjë e cila po paraqet problem serioz ne avancimin e tyre.

Boksieri Bashkim Bajoku thotë për KosovaPress, se ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare për të qenë pjesë e kampeve stërvitore jashtë vendit që do ta ndihmonin atë për të treguar performancë më të mirë në gara të ndryshme.

Edhe vëllai i Bashkimit, Shpëtim Bajoku, derisa tregon për rutinën e stërvitjeve ditore, zbulon gjithashtu se në shumë raste detyrohen që të marrin para borxh për t’u bërë pjesë e garave ndërkombëtare.

Ndryshe nga vëllezërit Bajoku, boksieri nga Gjakova, Taulant Jakupi shprehet i kënaqur me mbështetjen që merr nga ana e shtetit dhe kushtet në të cilat stërvitet.

Kurse, sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demollit, ka thënë për KosovaPress se në përgjithësi kushtet e punës së boksierëve kosovarë janë përmirësuar edhe në aspektin financiar dhe se tani synimi është për të fituar normë olimpike për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

Kujtojmë se për kushte jo të mira të punës dhe stërvitjet është ankuar në shumë raste edhe medalistja ballkanike dhe botërore, boksierja Donjeta Sadiku.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024