Haliti: PDK synon t’i fitojë zgjedhjet, në të kundërtën qëndrojmë në opozitë
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se secila nga katër datat për zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të jenë të pranueshme për partitë politike, pasi dallimi në kohë është shumë i vogël.

Sipas tij, pasi për zgjedhje të parakohshme s’ka konsensus të partive politike që të mbahen në vjeshtë, atëherë si 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti apo 16 shkurti i vitit 2025 duhet të jenë të përshtatshme. Ai thekson se PDK-ja do të synojë të dalë e para në zgjedhje, por në rastin e kundërt do të qëndrojnë në opozitë dhe s’do të përfshihen në koalicione pas zgjedhore.

Haliti në një intervistë për KosovaPress flet edhe për përplasjet ndërmjet krerëve të institucioneve si dhe për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

“Përderisa s’ka marrë pjesë Vetëvendosja nuk e di a do të pajtohen ata për data. Këto data ka mundur t’i shpallë publikisht dhe në rregull. Ata janë marrë vesh për një datë dhe mendoj se është në rregull. Problemi dhe ideja ka qenë për të shkuar në zgjedhje më herët, të paktën në vjeshtë. Kjo për arsye se moti është më i mirë dhe janari dhe shkurti janë muaj më të ftohtë dhe s’e di sa do të jetë e përshtatshme. Por, ajo që do të doja të them lidhur me këtë është se duhet të rregullohet me Kushtetutë data e zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve të përkojë me muajt që janë më të përshtatshme për votuesit dhe partitë politikë që të ketë kohë për t’u përgatitur...S’ka dallim asgjë datat, veçse sa me thënë se i dhamë katër opsione opozitës t’i zgjedhë. Tash mund të thonë se ia lëmë opozitës me zgjedh datën dhe eventualisht sa e njoh mënyrën si po funksionojnë mund të deklarojnë një datë krejt tjetër”, thekson Haliti.

Ai e sheh si të vështirë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, derisa nënvizon se ideja e shpërndarjes së Kuvendit është e gabuar politikisht.

Sa i përket koalicioneve pas zgjedhore dhe bashkëpunimin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti thotë se PDK-ja synon të dalë e para në zgjedhje, në të kundërtën duhet të qëndrojë në opozitë.

Krahas këtyre, Haliti duke folur për mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin e ftuar nga presidentja Osmani për partitë politike, thotë se po duket se dallimet e tyre janë më shumë sa i përket politikës së jashtme dhe raporteve me aleatët.

Megjithatë, sipas tij, presidentja Osmani duhet të kuptojë rolin dhe kompetencat e saj, që siç thotë është një notere.

Haliti ka komentuar edhe incidentin me presidenten Osmani në aeroportin e Shkupit, të cilin e quan absurd.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024