Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina, ka uruar ditëlindjen Rexhep Selimit, aktualisht në paraburgim me vendim të Dhomave të Specializuara, duke kujtuar periudhën në të cilën ishte takuar dhe njohur me të.
Mori, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, kujtoi se Rexhep Selimi nuk është prapa grilave të burgut për shkak të veprimtarisë në VV, por është në burg për shkak se ishte njëri nga drejtuesit e spikatur të luftën çlirimtare.
Shkrimi i plotë i Haki Morinës:
Se kam menduar të më vinte puna të bëjë shkrim të veçantë për Rexhep Selimin. E di që disa militantë të partisë (PDK) nuk do të ndjehen të lumtur, por ata duhet ta kuptojnë që Rexhep Selimi nuk është prapa grilave të burgut për shkak të veprimtarisë në VV, por është në burg për shkak se ishte njëri nga drejtuesit e spikatur të luftën çlirimtare.
Kam arsye edhe personale, sepse me Rexhep Selimin u njoha në një periudhë shumë aktive të veprimtarisë sime.
Gjatë përpjekjeve të përditshme, për të krijuar sa më shumë këshilla popullor të Lpk-së, dhe për të shtuar numrin e anëtarëve të saj, unë e takova me Rexhep Selimin në odën e Mujë Krasniqit.
Pasi në atë kohë, pra në vitin 1991 isha drejtues politik i kësaj organizate për rrethin e Klinës, bashkëveprimtari im Mujë Krasniqi, që në takimin e parë ma propozoj nipin e tij Rexhep Selimit për anëtarë të organizatës.
Ishte hera e parë që nuk veprova sipas procedurës së anëtarësimit sepse nuk dyshoja fare, sepse e dija që Muja nuk bënte çfarëdo propozimi.
E tregova këtë histori, për ta nxjerrë në pah karakterin praktik dhe aksionist të këtij veprimtari, që pak vite më vonë, do të bëhej njëri nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së.
Siç e dini, pak më vonë filluan ndjekjet policore ndaj meje. Ndjekjet ndaj meje ishin të pashmangshme, jo vetëm pse quhesha ish i burgosur politik, se të burgosur politik kishte edhe të tjerë, por edhe si njeri që isha përjashtuar nga LDK-ja, për shkak të qëndrimeve të mija të kundërta, në lidhje me luftën...E lëvizjet e mia natyrisht se binin në sy.
Unë nuk mund të them se gjatë aktivitetit të gjatë dhe të rëndë, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadi Veseli etj, nuk kanë bërë asnjë gabim, por mund të them se ata nuk janë burgosur për gabimet e tyre. As për gabimet para luftës, as gjatë luftës, e as të pas luftës. Ata ishin njerëz, dhe mund të bënin gabime. Por një gjë duhet ditur nga çdo shqiptar. Ata janë burgosur sepse ishin në krye të UÇK-së.
Rexhe Selimit ja uroj ditëlindjen duke i dëshiruar shëndet dhe lirim sa më të shpejtë nga arresti i padrejtë ku po qëndron me të akuzuarit tjerë.?