Hakerët e Koresë së Veriut kanë kryer një fushatë globale spiunazhi që synon vjedhjen e sekreteve të klasifikuara ushtarake për të përfituar programin e ndaluar të zhvillimit të armëve bërthamore të Pjong-jang, thanë në një deklaratë të përbashkët sot Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Koreja e Jugut.
Hakerët Anadriel ose APT45 nga hetuesit e sigurisë kibernetike, shënjestruan ose depërtuan në sistemet kompjuterike të një game të gjerë kompanish të mbrojtjes ose inxhinierisë, duke përfshirë prodhuesit e tankeve, nëndetëseve, anijeve detare, avionëve luftarakë, raketave dhe sistemeve të radarëve, thuhet në njoftim.Dokumenti është nënshkruar së bashku nga Byroja Federale e Hetimit të SHBA (FBI), Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) dhe agjencitë kibernetike - Qendra Kombëtare Britanike e Sigurisë Kibernetike (NCSC) dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS).
"Operacioni global i spiunazhit kibernetik që zbuluam sot tregon se çfarë janë të gatshëm të bëjnë aktorët e sponsorizuar nga shteti i Koresë së Veriut për të avancuar programet e tyre ushtarake dhe bërthamore," tha Paul Chichester nga NCSC.