Hakan Fidan viziton selinë e KFOR-it
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Özkan Ulutash u takua sot me shefin e diplomacisë turke Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

Në takimin e mbajtur në selinë e KFOR-it në Prishtinë, u bisedua mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e misionit të NATO-s në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutash theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024