Hajni futet në lokal dhe merr 220 euro nga arka, Policia nis hetimet
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hajni futet në lokal dhe merr 220 euro nga arka, Policia nis hetimet
Dy raste të vjedhjes janë raportuar pasditen e së premtes në komunën e Zveçanit, ku persona të panjohur kanë marrë para të gatshme dhe dokumente personale.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:42 në rrugën “Buba Mihajloviq”, një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, një person i panjohur ka hyrë në lokal dhe, duke shfrytëzuar një moment pakujdesie, ka marrë nga arka 220 euro para të gatshme, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, rreth orës 18:00, në rrugën “Karagjorgjeva”, një grua ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut, në të cilën ndodheshin dokumente personale dhe para.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.