Haaland nuk ndihmon, City pëson edhe një humbje
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Manchester City ka dështuar të rikthejë kreun e tabelës, pas humbjes në udhëtim ndaj Brighton me rezultat 1:2, ndonëse avancuan të parët, duke mbetur pa fitoren e shumëpritur për të tejkaluar rivalin Liverpool në garën për titull në Premier Ligë.

Golin për ekipin e Pep Guardiola në ndeshjen e xhiros së 11-të ndaj skuadrës së papërshtatshme Brighton në “Falmer” arriti ta shënojë Erling Haaland në minutën e 23-të të pjesës së parë.

Brighton nuk u dorëzua duke dëshmuar formën e mirë në këtë edicion të garave duke i shkaktuar humbjen e dytë Cityt në këtë edicion të garave.

Skuadra vendëse barazoi në minutën e 78-të përmes Joao Pedro, i cili vetëm pesë minuta më vonë asistoi te bashkëlojtari i tij Matt O’Reily duke shënuar golin e fitores së madhe prej 2:1.

City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, Liverpool prin me 25 dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Brighton renditet i katërti në tabelë me 19 pikë, po aq sa ka edhe Nottingham Forest në pozitën e tretë, por me gol-diferencë më të mirë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme Brentford mposhti si vendës Bournemouth me rezultat 3:2, Crystal Palace pësoi si vendës ndaj Fulham 0:2, West Ham United dhe Everton ndan pikët duke luajtur baras 0:0, Wolves mposhti Southampton 2:0.

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet derbi Liverpool - Aston Villa. Ndërsa në programin e ditës së diel janë takimet Manchester United - Leicester City, Nottingham Forest -Newcastle United, Tottenham Hotspur - Ipswich dhe derbi tjetër i madh i kësaj xhiroje Chelsea - Arsenal.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024