Guri përkujtimor i Nanë Pashkes do të qëndrojë përkohësisht afër kompleksit memorial në Mejë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Komuna e Gjakovës ka thënë se e ka marrë nën përkujdesje gurin që simbolizon sakrificën e nënës Pashke Marku.
Guri është vendosur përkohësisht në një ambient publik në afërsi të Kompleksit Memorial në Mejë.
“Komuna e Gjakovës e ka marrë nën përkujdesje gurin që simbolizon sakrificën e nënës Pashke Marku, duke e vendosur atë përkohësisht në një ambient publik në afërsi të Kompleksit Memorial në Meje.Ky veprim është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në marrëveshje me familjen Marku. Guri do të qëndrojë në këtë lokacion deri në gjetjen e përbashkët të një zgjidhje të përhershme”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.
Një javë më parë, guri përkujtimor i Pashke Markut, nënës që dogji vetën pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, ishte larguar nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës.