Guerrot viziton KosovaPressin, u gëzohet ambienteve moderne dhe kushteve të mira të punës për gazetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Guerrot viziton KosovaPressin, u gëzohet ambienteve moderne dhe kushteve të mira të punës për gazetarët
11/03/2026 - 14:49
Linku u kopjua
Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerrot ka vizituar të mërkurën agjencinë e pavarur të lajmeve KosovaPress.
Ai u prit nga drejtuesit e agjencisë, Suzana Hashani, Merita Gashi dhe Gazmend Syla, të cilët ia treguan atij edhe hapësirat e reja, në të cilat agjencia u vendos, pak muaj më parë, përfshirë studiot ku kjo agjenci tashmë ka nisur edhe prodhimin e intervistave për klientelën e gjerë nga bota e medieve kosovare dhe ndërkombëtare, e po ashtu edhe sallën e madhe të konferencave.
Diplomati tha se i vjen mirë për ambientet moderne dhe kushtet e mira në të cilat punojnë gazetarët dhe stafi tjetër i KosovaPress.
Drejtuesit e agjencisë e informuan ambasadorin edhe për planet e ardhshme të kësaj shtëpie mediale, ndërsa u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera me interes të përbashkët.
Kështu, Guerrot iu bashkëngjit vargut të gjatë të mysafirëve nga kori diplomatik, dhe jo vetëm, që vizituan zyrat e reja dhe stafin e agjencisë më të vjetër e më të madhe të lajmeve në vend.
/Kosovapress/