Pep Guardiola i është përgjigjur gazetarëve të “Sky Sports” për akuzën e Manchester Cityt për “kënaqësi” teksa ata përpiqen për titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë.
Gary Neville akuzoi Cityn se ka pakënaqësi pas barazimit 3:3 kundër Tottenhamit, ndeshja e tretë radhazi që skuadra e Guardiolas tani ka dështuar ta fitojë, raporton KosovaPress.
“I njoh lojtarët e mi. Si sillemi ne është e jashtëzakonshme. Kam një ndjenjë që nëse e mbajmë këtë nivel, ne do ta fitojmë Premier Ligën. Ai e di se sa e vështirë është, ndryshe Gary Neville do të kishte fituar katër Premier Liga në periudhën më të mirë të Manchester United. Por ai nuk e bëri këtë gjë, ju e dini? Jamie Carragher nuk e fitoi asnjëherë Premier Ligën. Micah Richards nuk e fitoi Premier Ligën katër herë radhazi. Asnjëherë, kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Guardiola.
Ndërkaq, Guardiolas i është përgjigjur Jamie Carragher, i cili e thumboi atë duke ia përmendur 115 akuzat me të cilat po përballet City në Premier Ligë.