Një grup divers i 35 organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, pas një tubimi në Graçanicë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë - zëra që shikojnë nga e ardhmja, duke mbajtur një sy të mprehtë në të kaluarën; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t'i definojë ato; dhe zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.
Cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, siç është bërë e ditur në komunikatë, paraqet dështim të imagjinatës politike.
Të nënshkruarit e deklaratës, siç është potencuar, do të marrin përsipër të mbajnë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim.
“Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre. Mendojmë se i kuptojmë detajet e një çështjeje, por nuk arrimë të marrim parasysh se si kuptohet apo shihet ajo nga komunitetet e tjera. Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar të dëgjojmë me veshë të hapur dhe mendje të hapur. Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt. Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani. Lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshëm i realiteteve të zymta të luftës, edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta.”, është bërë e ditur tutje.
“Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes. E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë.”, është bërë e ditur tutje në komunikatë.
Nënshkruesit e deklaratës:
2. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
3. The Balkan Forum
5. Community Building Mitrovica (CBM)
6. Center for Peace and Tolerance (CPT)
8. Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Beograd
9. European Fund for the Balkans
11. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
12. Gorazdevac Media Group
14. Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
15. Local Peace, Leposaviq
17. Milan Antonijevi?, Avokat, Serbi
18. New Perspektiva
20. NGO Integra
21. NGO Be Active 16, Preshevë
23. Peer Educators Network (PEN)
24. Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
26. Radio Astra, Prizren
27. RTV KIM
29. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
30. Youth Initiative for Human Rights - Kosovë
32. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
33. Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
35. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)