Grupet e armatosura pakistaneze marrin armët e SHBA-së që mbetën në Afganistan
Lexohet për: 2 min.
Pakistanezet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën forcat e tyre nga Afganistani më 2021, pas vetes lanë pajisje ushtarake dhe armë në vlerë prej rreth 7 miliardë dollarësh, përfshirë edhe armë zjarri, pajisje komunikimi dhe autoblinda.

Talibanët i morën këto armë pas rënies së Qeverisë afgane, që mbështetej nga Perëndimi, e cila u rrëzua pas tërheqjes kaotike të SHBA-së, duke i mundësuar grupit islamik të linjës së ashpër të ketë rezerva të mëdha të pajisjeve të luftës, shkruan REL.

Që nga marrja e kontrollit të Afganistanit nga talibanët, disa pajisje ushtarake dhe armë amerikane janë parë në Pakistanin fqinj, shtet në të cilin, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve të sigurisë, janë përdorur nga grupet e armatosura.

Vëzhguesit kanë thënë se armët amerikane kanë rritur aftësitë ushtarake të grupit militant, Tehrik-e Taliban të Pakistanit (TTP) dhe të grupeve separatiste të baluçëve etnikë, që po kryejnë kryengritje kundër Qeverisë në Pakistan. Ky shtet është përballur me rritje të dhunës gjatë dy vjetëve të fundit.

“Këto armë kanë rritur aftësinë vdekjeprurëse të këtyre grupeve”, tha Asfandyar Mir, analist i lartë në Institutin për Paqe të SHBA-së. Ai shtoi se tregu i zi me armët amerikane po lulëzon në Pakistan.

Ekspertët kanë thënë se grupet e armatosura kanë marrë nën posedim armë dhe pajisje të avancuara amerikane sikurse mitralozë M16, pushkë sulmuese M4, syze për shikim gjatë natës dhe pajisje ushtarake për komunikim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024