Grubi: Kurti u keqpërdor, pa BDI nuk mund të vihej tabela “Adem Demaçi” e as të bëhet rruga Tetovë-Prizren
Lexohet për: 2 min.
Grubi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë.

Ai ka thënë se as tabela e rrugës në Çair me emrin “Adem Demaçi” dhe as rruga Tetovë-Prizren nuk mund të bëhen pa BDI-në, raporton RTV21.

“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu…Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë-Prizren”, ka thënë Grubi.

Të premten, Kurti ka qëndruar në Maqedoni të Veriut me ftesë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu.

Ai ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi” në Çair, si dhe në një përurim në Tetovë.

Pas vizitës së tij ka pasur shumë reagime, ndër të cilat edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.

Pas kësaj janë ngritur kallëzime penale kundër dy kryetarëve për “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.

https://kosovapress.com/admin/kallezime-penale-per-kryetaret-e-tetoves-dhe-cairit-per-pritjen-e-albin-kurtit/
https://kosovapress.com/admin/kasami-koha-e-marrjes-se-shqiptareve-ne-stacione-policore-ka-vdekur/
https://kosovapress.com/admin/kryetari-i-cairit-kallezimet-jane-te-ndikuara-politikisht/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024