Griset dy herë flamuri turk i organizatës që ofron iftar në Mitrovicë, policia vendos ta ruajë
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Griset dy herë flamuri turk i organizatës që ofron iftar në Mitrovicë, policia vendos ta ruajë
IMG_5786
06/03/2026 - 10:13
Linku u kopjua

Një organizate bamirëse nga Turqia, që shtron iftar falas për qytetarët mitrovicas gjatë muajit të Ramazanit, i është grisur flamuri nacional i këtij shteti, i vendosur në tendën ku ofrohet shujta e mbrëmjes për ata që agjërojnë dhe jo vetëm, në sheshin Adem Jashari.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, por kjo nuk ishte hera e parë, pasi diçka e ngjashme ka ndodhur edhe disa ditë më herët, sipas një burimi.

Përgjegjësi i organizatës që shtron iftar nuk e ka paraqitur rastin në polici, herën e parë, por të dytën po ndërsa ka thënë se grisja e flamurit të Turqisë i krijon atij dhe stafit pasiguri.

I njëjti ka thënë që nëse nuk i ofrohet siguri, do t’i duhet ta ndërpresë ofrimin e iftarit për mitrovicasit.

Ky rast është marrë për t’u hetuar nga krimet e rënda ndërsa KosovaPress mëson që për këtë arsye, policia ka vendosur ta vendos një pikë statike te kjo tendë.

Në tendën ku ofrohet shujta, pos flamurit turk është i vendosur, nga organizatori edhe ai i Kosovës, por ky, në asnjërin rast, nuk është grisur.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026