Gripshi përshëndetet me Ballkanin: Së bashku të pamundurën e bëmë të mundur
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës, Ballkani njoftoi sot për largimin e futbollistit Nazmi Gripshi.

Pas përfundimit të marrëveshjes së tij në Suharekë, Gripshi nuk do ta vazhdojë më të ardhmen te Ballkani, raporton KosovaPress.

Lajmin e ka konfirmuar tani edhe vetë Gripshi. Përmes një njoftimi në “Facebook”, Gripshi falënderoi Ballkanin, trajnerin Ilir Daja dhe tifozët për katër vitet e kaluara me klubin, ndërsa tha se do të jetë gjithmonë një tifoz i tyre.

“Nga sot bëj me dije që marrëveshja me FC BALLKANIN ka mbaruar.

Për mua është një emocion i papërshkruar të njoftoj largimin nga një klub ku kalova 4 vite. 4 vite ku së bashku e bëmë të pamundurën të ishte e mundur me sukseset më të mëdha që një ekip mund të arrij.

Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për ekipin e FC BALLKANIT, presidentin e klubit, stafin teknik, stafin mjekësor, bashkëlojtarët, tifozët Xhebrailat dhe gjithë pjesën tjetër të klubit.

Një falënderim i veçantë për trajnerin e klubit Prof. Ilir Daja pa ndihmën e të cilit nuk do isha ku jam sot. Ai i cili nuk e humbi asnjëherë besimin edhe kur unë e bëra. Është nder dhe kënaqësi kush ka fatin të jetë nën urdhrat tuaja. Shumë i lumtur dhe krenarë që kisha fatin të ndaj këtë eksperiencë dhe këto suksese me ju. Klubit FC BALLKANI , i uroj çdo sukses në garat e Evropës dhe në të ardhmen e gjerë. Do jeni gjithmonë në zemrën time dhe përherë përkrahës i juaji”, shkroi Gripshi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024