Xhaferi i dorëzon detyrën kryeminsitrit të ri maqedon, Hristijan Mickoskit
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot ka pranuar funksionin e kryeministrit nga paraardhësi i tij, Talat Xhaferi.
“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, Kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbrëmë votuan për qeverinë e re, që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, ndërsa do ta përbëjnë koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote”, koalicioni shqiptar “VLEN” dhe partia “ZNAM”.
Për zgjedhjen e qeverisë së re, votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.