Grindet me stjuardesën, ish-kryeministri i Estonisë nxirret nga avioni
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Policia finlandeze zbarkoi ish-kryeministrin e Estonisë Taavi Rõivas, i cili dyshohet se ishte i dehur, nga një fluturim në aeroportin e Helsinkit të shtunën mbrëma.
Rõivas ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi ministrin e Punëve të Jashtme Margus Tsahkna gjatë vizitës së tij në Japoni.
Ministria e Jashtme e Estonisë konfirmoi se ish-kryeministri u largua nga fluturimi për në Japoni. Drejtoresha e Zyrës së marrëdhënieve me publikun e ministrisë, Liisa Toots, tha se ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk sqaroi arsyen.
“Anëtarët e delegacionit ekonomik janë të lirë në veprimet dhe vendimet e tyre dhe ministria nuk mban përgjegjësi për anëtarët e delegacionit ekonomik apo lëvizjet e tyre”, ka komentuar ajo.
Gazeta estoneze “Postimees” shkruan se ish-kryeministri është debatuar me stjuardesat në avion. Pas disa kohësh ka mbërritur policia dhe e ka nxjerrë jashtë. Sipas dëshmitarëve okularë, ai ka qenë shumë i dehur para se të hynte në avion.
Rõivas i quajti shpifje historitë për dehjen e tij dhe në aeroplan, siç tha ai, debatoi me stjuardesën për përdorimin e laptopit. Ai ka bërë një ankesë zyrtare në kompaninë ajrore Finnair, duke kërkuar dëmshpërblim.