Griezmann zyrtarisht transferohet te Orlando City
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Griezmann zyrtarisht transferohet te Orlando City
New Project - 2026-06-25T164235.830
25/06/2026 - 16:43
Linku u kopjua

Antoine Griezmann është zyrtarisht lojtar i Orlando City SC, pas largimit nga Atlético Madrid në fund të sezonit të kaluar, raporton beIN Sports.

Sulmuesi francez kishte arritur marrëveshje paraprake që në mars dhe tani është bashkuar me klubin amerikan me kontratë deri në fund të sezonit 2027-28, me opsion zgjatjeje edhe për një vit.

35-vjeçari pritet të nisë stërvitjet javën e ardhshme, ndërsa Orlando City po kalon një sezon të vështirë në MLS.

Griezmann largohet nga Atlético Madrid si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, me 212 gola dhe 95 asistime në të gjitha garat.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026