Greva e punëtorëve teknikë, Azemi: Do ta vazhdojmë derisa pagat t'i shohim me sytë tanë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Greva e punëtorëve teknikë, Azemi: Do ta vazhdojmë derisa pagat t'i shohim me sytë tanë
Jusuf Azemi 19052026
19/05/2026 - 13:21
Linku u kopjua

Kanë mbetur pa paga dhe janë pa kontratë, kjo është arsyeja që shumë punëtorë teknikë të shkollave në Prishtinë sot janë në grevë. Ata thonë se ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill dhe janë pa kontrata prej gati 2-3 muaj.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali në Prishtinë, ishte edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai tha për KosovaPress se pagat janë aq të ulëta sa që edhe kur i marrin me kohë nuk po mund t'ia dalin e kjo vështirësohet më shumë kur ka vonesa.

“Kërkesa për grevë është sepse ne jemi sot me datën 19 dhe nuk i kemi marrë pagat për muajin prill. Pagat tona janë aq të ulëta sa që edhe kur i marrim me kohë nuk po mund t'i dalim e lëre më tani që kemi hyrë në javën e tretë që nuk i kemi marrë. Këtë gjendje e rëndon hala më shumë se pjesa dërmuese jemi me kredi dhe për çdo ditë bankat po na thërrasin për kamatën e tyre….Nuk kemi paga, nuk kemi kontrata por në fakt, krejt ajo çka kemi ne, kemi organizimin sindikal, jemi në grevë pothuajse gati të gjitha shkollat në nivel të Komunës së Prishtinës dhe për këtë parregullsi do të bëjmë përgjegjësi aktorët e Komunës së Prishtinës”, tha Azemi.

Hasan Hoti, punëtor teknik në shkollën “Ismail Qemali” ka shprehur ankesat e tij, duke potencuar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, e të cilat janë pagat dhe kontratat.

Punëtori tjetër, Ruzhdi Miftari thotë se kërkesat e tyre nuk u përfillën.

Se po kërkojnë të drejtat e tyre, pagën dhe kontratën tha Gani Imeri.

Se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, e pohon edhe Azemi, i cili thekson se nuk do të kryejnë asnjë shërbim derisa t’i marrin pagat dhe kontratat.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026