Greta Thunberg akuzohet për shkelje të rendit publik pas arrestimit në protestën në Londër
Lexohet për: 1 min.
g3232g3g3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg është akuzuar për një shkelje të rendit publik pas arrestimit të saj për protestën jashtë Forumit të Inteligjencës Energjetike të këtij viti në Londër, tha Policia Metropolitane në një deklaratë të mërkurën.

20-vjeçarja u akuzua për mospërmbushje të një “kushti të vendosur sipas nenit 14 të Ligjit për Rendin Publik”, thuhet në deklaratë.

Thunberg kishte marrë pjesë në një protestë të organizuar nga grupi i klimës Fossil Free London jashtë hotelit “Intercontinental” në Park Lane të Londrës, duke protestuar ndaj samitit vjetor që mbledh shefat ekzekutivë nga kompanitë e naftës dhe gazit.

Thunberg do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster më 15 nëntor, së bashku me 10 të tjerë, raporton CNN.

​Aktivistja e klimës arrestohet në protestën e Londrës kundër lëndëve djegëse fosile - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025