Greqia, Polonia, Malta dhe Belgjika janë vendet anëtare të BE-së që kanë refuzuar një propozim për të kufizuar çmimin e gazit në 275 euro për megavat orë (MWh), pasi 27 ministra të energjisë nga blloku evropian u takuan sot për të diskutuar disa mënyra për të reduktuar shpenzimet e energjisë.
Ministrja polake e klimës Anna Moskva tha se plani është qesharak dhe i papranueshëm sepse çmimi i propozuar aktualisht është shumë më i lartë se çmimi i tregut.
"Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimin e gazit dhe kështu të ulim çmimin e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër," vuri në dukje Skrekas.
Malta ishte gjithashtu e pakënaqur me kufirin e propozuar të çmimit, me ministren e saj të Energjisë dhe Mjedisit, Miriam Daly, duke thënë se kushtet strikte të nevojshme për të aktivizuar mekanizmin e bënë pothuajse të pamundur.
Kjo kundërshtohet nga një kamp më i vogël, por i fuqishëm i udhëhequr nga ekonomia më e madhe e BE-së - Gjermania.
Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se kufiri mund të zhvendosë furnizimet me gaz diku tjetër dhe të reduktojë stimujt për të ulur konsumin e gazit.
Ministrja estoneze Rina Sikut ishte e vetmja që tha se plani është mjaft në rregull, si masë e përkohshme dhe vetëm nëse ka të bëjë me rritje ekstreme të çmimeve, por jo si zgjidhje të përhershme.
"Evropa duhet të jetë ende një treg tërheqës gazi," tha Sikut, duke shtuar se çdo masë që lidhet me fosilet dhe gazin nuk e zgjidh problemin.