Greqia në gatishmëri të lartë për rrezik zjarri në mes të valës së të nxehtit
Lexohet për: 2 min.
zjari greqi
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Autoritetet në Greqi lëshuan të premten një paralajmërim të alarmit të lartë për zjarre të mundshme, me rrezik që pritet të mbetet i lartë deri më 26 gusht.

Qeveria greke u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ekstrem dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre pasi kushtet e motit të nxehtë vazhdojnë të përshkallëzojnë rrezikun.

Ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias nënvizoi ashpërsinë e situatës, duke thënë se "asnjë gabim nuk do të falet".

Kikilias tha se do të ketë një “rrezik shumë të lartë zjarri” në nivelin 4 për nesër në Athinë, Greqinë Qendrore, Peloponez dhe rajonet e Egjeut Verior, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme.

Ai theksoi rolin kritik të bashkëpunimit publik në parandalimin e zjarreve gjatë kësaj periudhe.

Në përgjigje të rrezikut të shtuar, të gjitha agjencitë shtetërore dhe bashkitë përkatëse janë vendosur në gatishmëri të lartë.

Qeveria ka shtuar patrullimet ajrore dhe tokësore për të monitoruar zjarret dhe ekipet e reagimit emergjent janë në gatishmëri.

Si masë parandaluese, Kikilias njoftoi gjithashtu mbylljen e zonave pyjore dhe parqeve kombëtare për vizitorët deri më 26 gusht. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024