Grenlanda po humb mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të ndryshimeve klimatike që është 20 për qind më shumë sesa mendohej më parë, ka zbuluar një studim.
Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se ky burim shtesë i ujit të ëmbël në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike është më afër fillimit, me pasoja të rënda për njerëzimin.
Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj nëpërmjet të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe e çojnë lart nivelin e detit.
Në studim, fotot satelitore u analizuan nga shkencëtarët për të përcaktuar pozicionin përfundimtar të akullnajave të shumta të Grenlandës çdo muaj nga 1985 deri 2022. Kjo tregoi humbje të madhe dhe të përhapur dhe në total arriti në 30 milionë tonë akull të humbur.