Vajzat dhe gratë pavarësisht barrierave që kanë hasur, kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e arsimit, ani pse ato janë të panjohura në kontributin e tyre. Kështu u tha në konferencën e parë STEMinists të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit .
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ky program synon barazi për të gjitha vajzat dhe gratë.Kurti theksoi se është detyre e qeverisë dhe institucioneve që të punojnë për shoqëri e shtet ku pavarësisht nga gjinia, kanë mundësi të arrijnë aty ku dëshirojnë.
"Jo vetëm si feminist por edhe STEMinists është detyra jonë të punojmë për shoqëri e shtet, ku pavarësisht nga gjinia kanë mundësi të arrijë. Përtej përfitimit personal ndikon në zgjidhjen e problemeve komplekse, trajnimeve të reja mjekësore dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Pjesëmarrja aktive në stemist ka të bëjë me barazi dhe drejtësi", tha mes tjerash Kurti."Si qeveri e ministri vazhdojmë të punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe iu siguroj se si ministre do të angazhohemi çdo ditë që të ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet", tha Nagavci.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi këtë konferencë e ka quajtur si një festë e arritjeve të grave në këtë fushë.
STEM inists po mbahet për herë të parë në Kosovë, e cila simbolizon vëmendjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në përgjithësi.