Grand Slam Paris/Eliminohen Fazliu, Gjakova dhe Loxha, garën vazhdon Distria Krasniqi
Lexohet për: 2 min.
5-Xhudo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos merr pjesë me katër garues.

Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, përcjell KosovaPress.

Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon.

Flaka Loxha në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, u eliminua qysh në raundin e parë nga xhudistja çeke Vera Zemanova.

Në anën tjetër, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u mposht nga japonezja Masako Doi.

Fatin e njëjtë sikur të Fazliut dhe Loxhës kishte edhe Akil Gjakova, i cili në kategorinë deri në 73 kilogramë në raundin e parë shënoi fitore kundër algjerianit Messaoud Redouane Dris, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudisti nga Uzbekistani Shakhram Akhadov

Garën e vetme tani e vazhdon Distria Krasniqi, e cila në kategorinë deri në 52 kilogramë në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti francezen Anais Mosdier.

Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe Chelsie Giles.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024