Grabitje me armë në Prizren, jep detaje policia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Grabitje me armë në Prizren, jep detaje policia
grabitje-2
Foto Ilustruese
12/04/2026 - 09:55
Linku u kopjua

Një rast grabitjeje ka ndodhur pasditen e 11 prillit në fshatin Zym të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, dy persona derisa ishin duke udhëtuar me veturë, kanë hasur në pengesa të vendosura me gurë në rrugë. Pasi janë ndalur dhe kanë dalë nga vetura për t’i larguar pengesat, ata dyshohet se janë përballur me dy persona të panjohur të armatosur me armë automatike (AK-47), raporton KosovaPress.

Policia tha se të dyshuarit, nën kërcënimin e armëve, u kanë grabitur viktimave një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur, duke shtënë me armë në drejtim të pyllit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku.

“Dy viktimat meshkuj kosovar derisa kanë qenë me veturë duke udhëtuar në rrugë kanë hasur në pengesa me gurë dhe pasi  janë ndalur, kanë dalur nga vetura për ti largua pengesat, dyshohet se dy persona  të panjohur të armatosur- me AK-47  u kanë grabitur një shumë parash, dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur duke shtënë me armë në drejtim të pyllit.   Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe kanë gjetur e konfiskuar një gëzhojë të fishekut”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilëve u janë sekuestruar dy telefona mobilë. Megjithatë, në mungesë të provave, me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se rasti mbetet në hetime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026