Policia e Kosovës njofton se i arrestuari në Prizren dyshohet për grabitjen e armatosur që ka ndodhë të enjten në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, në vazhdimësi të veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.
Po ashtu sipas policisë, më datë 03.05.2023, rreth orës 16:04, në Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “Grabitja në Tenativë në Rr. ’”Ahmet Prishtina”.
“Informatës së dhënë në vendin e ngjarjes i përgjigjen zyrtarët policorë të njësive relevante - patrulluese dhe ato te hetimeve Rajonale. I dyshuari i rastit, i veshur me rroba sportive të zeza ,me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyn në objektin mikrofinanciar “ FINCA’ ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë. Përpjekja e të dyshuarit për të kryer “ Grabitja” ngel e papërfunduar. I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhët në njoftim.
“Është identifikuar i dyshuari D.G ne shtëpinë e te cilit me urdhër te Prokurorit , është kryerje kontroll ( bastisje). Me date 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezencë të avokat mbrojtës. Të dyshuarit i është gjetur në posedim një arme zjarri – pistoletë e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale “Grabitja në Tentative” ndërsa me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.