Grabitja në Prishtinë, i dyshuari kapet në Obiliq
Lexohet për: 1 min.
IMG-20240605-WA0003
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 15:15 është raportuar për një grabitje në një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë, ku një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore. Pak minuta pas raportimit të rastit, ata kanë arritur që në Obiliq të arrestojnë personin e dyshuar, i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve, dyshohet të jetë plagosur, i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin, policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit, si dhe një armë automatike të tipit  AK-47.

Hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024