Policia sot informoi se u arrestua një person për grabitje në Ferizaj.
I arrestuari, së bashku me dy persona të tjerë më 26 janar në një filial në Shtime, nën kërcënimin e armëve kishin grabitur 4 mijë euro.
Policia informoi se lidhur me rastin, në kërkim janë edhe dy persona.
“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesi rajonal kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar të dyshuarit pasi kanë vënë flakën automjetit që kishin kryer grabitjen dhe sot, datë 01.02.2023 në ora 01:20 në Ferizaj, kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar të dyshuarin e parë të kësaj ngjarje mashkull, kosovar i moshës 35 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale " Grabitje", ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë.”, informoi tutje Policia.