Grabitja e armatosur në Suharekë, policia bastis një argjendari në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
Baraku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në argjendarinë “Baraku”, në rrugën  “UÇK”, në Prishtinë, i cili ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës. Dyshohet se pronari i kësaj argjendarie ishte i përfshirë në grabitjen në Suharekë.

Dogana me këtë rast ka sekuestruar një sasi ari në thasë.

Aksioni i sotëm vjen një ditë pasi policia ka neutralizuar një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen në një argjendari në Suharekë, më 22 nëntor 2023.

Policia konfirmon vrasjen e një grabitësi, arrestohen shtatë persona - KosovaPress

Gjatë aksionit të djeshëm, janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kriminelët e kanë vendin në burg dhe se rendi e ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025